Somali, sulme ndaj forcave amerikane dhe evropiane

Organizata terroriste Esh-Shebab në Somali ka ndërmarrë dy sulme vetëvrasëse kundrejt forcave ushtarake të SHBA-ve dhe atyre të Evropës, raporton AA.

Yusuf Abdurrahman, një ndër zyrtarët e sigurisë së rajonit Shabeli i Poshtëm, në deklaratën për gazetarët tregoi se ndaj aeroportit ushtarak Balidogle që përdoret për trajnim në bazën amerikane, 100 kilometra në largësi prej kryeqytetit, Mogadishu, është kryer sulm terrorist me autobombë.

Ai tha se në sulm nuk ka viktima ose të plagosur, por pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.

Ndërkohë edhe autokolona e forcave paqeruajtëse të Italisë me detyrë në Mogadishu, ka qenë cak i një sulmi tjetër terrorist me autobombë.

Sipas dëshmitarëve okularë në incident janë plagosur shumë njerëz.

Përgjegjësitë e sulmeve i ka marrë organizata terroriste Esh-Shebab.

Shekulli Agency