Siri, Në sulmet ajrore të forcave ruse vriten 51 civilë, prej të cilëve 16 fëmijë

Cak i sulmeve ishin edhe njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA)

111-sh-siriNga sulmet ruse në Siri janë vrarë 51 civilë, përfshirë 16 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve siriane, përveç civilëve cak i sulmeve ishin edhe njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA). Abdulrahal Sahal, një nga komandantët e FSA-së, theksoi se rusët nën pretekstin se po ndihmojnë Sirinë në luftën kundër DAESH-it, po sulmojnë njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane.

“Rusët nuk kanë bërë asgjë në luftën kundër DAESH-it”, tha Sahal dhe shtoi se aeroplanët rusë kanë sulmuar selinë e opozitës. Sipas Koalicionit Kombëtar Sirian, gjatë sulmeve ruse gjatë javës, janë vrarë 36 civilë, përfshirë pesë fëmijë.

Ushtria ruse nga mesi i javës nën preteksin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, ka kryer një numër të madh të sulmeve ajrore, me ç’rast janë vrarë dhjetëra civilë.

Shekulli Agency