Shpresat për zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Siri, të dobëta

-siri

Në përpjekjet e diplomacisë për zgjidhjen politike të ndërmarrë për Sirinë dhe e cila kryesohet nga SHBA dhe Rusia ende nuk është arritur një konsensus.

 

Në përpjekjet e diplomacisë për zgjidhjen politike të ndërmarrë për Sirinë dhe e cila kryesohet nga SHBA dhe Rusia ende nuk është arritur një konsensus. Rusia për të vendosur regjimin e Asadit si bashkëbisedues me ndërkombëtarët dhe për të rritur masat kundër militantëve të DAESH me origjinë nga Kaukazi Veiror ka dëshirën që luftën e përbashkët kundër kësaj organizate ta sjellë në një mjet kryesor të bashkëpunimit.

Në bazën e rritjes së përpjekjeve diplomatike në kohët e fundit qëndron se drejtimi i luftës civile në muajt e fundit ka ndryshuar në favor të opozitarëve. Ku dihet se në vendet me stretegji për regjimin, opozitarët kanë shënuar përparime në Idlib, Helep dhe Damask, ndërsa ushtria e Asadit po përjeton mungesa të ushtarëve.

Kjo situatë “zgjidhje me Asadin” detyron insistuesit, Rusinë dhe Iranin që të gjenden në iniciativa që të çlirojë frymëmarrjen e qeverisë së Damaskut.

Një arsye tjetër për përshpejtimin e lëvizjeve të diplomacisë është nevoja e aktorëve për të luftuar kundër organiztës terroriste DAESH e cila kontrollon afërsisht 1 të tretën e Sirisë

Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së që prej shtatorit 2014 e deri tani ndërmarrin operacione ajrore ndaj objektivave të DAESH në rajonet Haseke dhe Rakka. Ndërsa në anën tjetër me bashkëpunimin e SHBA-së, Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite po ruhen objektivi i trajnimit në kuadër të programit Trajno-Pajis për opozitarët e moderuar të cilët do të luftojnë me DAESH.

– Objektivat e Rusisë-

Rusia në politikat kundërshtare të ndërmara me vendet në krizën Siriane për tu bashkuar në pjesët e përbashkëta planin i cili parashikon lufën kundër DAESH e vendosi në tryezë në Doha.

Plani i paraqitur kur ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov po debatonte me SHBA-në, Katarin dhe Arabinë Saudite, përfshin bashkimin e forcave të opozitarëve dhe të regjimit duke përfshirë edhe grupet kurde kundër DAESH.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, pamjaftueshmëria e sulmeve ajrore kundër DAESH dhe mundësia e të qënurit ojektiv i sulmeve ajrore të regjimit për të mbrojtur trupat e programit Trajno-Pajis, hedh hije në luftën kundër DAESH.

Dihet se një nga parametrat themmelore të Moskës në diplomacinë e Sirisë është që të ri-legjitimojë Asadin dhe ta vendosë në një pozicion bashkëbiseduesi.

Një tjetër ndjeshmëri e cila sa vjen e bëhet gjithnjë e më i fortë për Kremlinin është se organizata po përpiqet të bazohet në Kaukazin Verior dhe për këtë arsye Rusia do të përballet me kërcënimin e DAESH.

Nga pikëpamja e Rusisë ashtu si SHBA dhe Turqia edhe vendet e rajonit duke u vendosur si partnerë të koalicionit kundër DAESH do ti shërbente pozitvisht që të dy ndjeshmërive.

Për Rusinë përfshirja në luftën e përbashkët me DAESH do të paraqesë një avantazh edhe për një luftë më të efektshme ndaj militantëve të DAESH me origjinë nga Kaukazi Verior. Qeveria e Moskës e cila ka njoftuar se numri i militantëve të Kaukazit Verior ka arritur afërsisht 2000 mijë persona, privatisht me vendet e tjera ajo mund të krijojë bashkëpunime në inteligjencë, politikë dhe ushtarake. Gjithashtu Rusia edhe luftën me disa grupe revulucionare të cilët nuk kanë deklaruar lidhjen me DAESH në Kaukazin Verior do të jetë në gjendje për të parë më shumë pranimin ndërkombëtar.

Që nga 2007 një pjesë e grupit të armatosur i cili ka ndërruar emrin në “Emirati i Kaukazit” me qëllimin krijimin e shteti islam në Republikën e Kaukzit Verior të Rusisë, pas vdekje së liderit të tyre ata u betuan për besnikëri ndaj DAESH, ku edhe qendra e DAESH duke e pranuar këtë e shpalli si një njësi të re të “Krahinë së Kaukazit”. Por dihet që të gjitha grupet që ndodhen nën çatinë e “Emirateve të Kaukzit” ende nuk kanë hyrë në fushëndikimin e DAESH.

– SHBA insistuese në zgjidhjen pa Aasadin-

Takimet e nisura të hënën e kaluar në Doha nën udhëheqjen e SHBA-së dhe të Rusisë, vazhduan edhe ditën e martë dhe të mërkurë në Kuala Lumpur.

Pas takimeve në një deklaratë nga Ministria e Jashtme ruse u theksua se palët kanë rënë dakort që të tregojnë përpjekje të përbashkët kundër DAESH, por në qasjen se si do të ndërmerret kjo nuk kanë arritur konsensus.

Qeveria e SHBA duke rinovuar deklaratat se Asadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë, jep sinjalet për sipmati në pjesëmarrjen e Rusisë në luftën e përbashkët kundër DAESH. Pritet që në javët e ardhshme ekspertët amerikanë dhe ato rusë të negociojnë infrastrukturën teknike në këtë çështje.

– Irani dëshiron të përfshihet në proces-

Turqia si një nga aktorët kryesorë të procesit vazhdon të mbajë qëndrimin stabil në zgjidhjen pa Asad, ndërsa përfshirja në proces e Iranit i cili ka dalë para për mbështetjen e tij ndaj regjimit sirian tani për tani po përballet me pengësn e Arabisë Saudite.

Turqia edhe më parë në konferencën e parë dhe të dytë të Gjenevës për mos thirrjen e Iranit me anë të ministrit të jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu i ka njoftuar në Kuala Lumpur pikëpamjet e saj se Irani nuk duhet të injorohet nga ky proces.

Pritet gjithashtu që edhe ministiri i Jashtëm iranian, Xhevad Zarif të sjellë në rendin e ditës qëndrimet e tij në lidhje me zgjidhjen në vizitën  që do të kryejë javën e ardhshme në Turqi.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.