Shpresa e vetme e Evropës është Erdogan

Në të përditshmen amerikane Wall Street Journal, shkruhet se përpara vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Bruksel, zhvillohen bisedime ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

taip-erdoganGjatë vizitës së presidentit turk, BE-ja mund ti drejtohet atij me një sërë propozimesh.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban citohet të ketë thënë se për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, ndihma e Erdoganit është e domosdoshme dhe shton: “Për mendimin tim, shpresa e vetme e liderëve të Evropës është Erdogan. Në çdo meshë të ditës së diel ne duhet të lutemi për të” shprehet Orban.

Ndërkaq edhe Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas, tërhoqi vëmendjen se Turqia do të luaj një rol kyç në zgjidhjen e krizës së emigrantëve.
Ai shtoi se gjatë vizitës së Presidentit Erdogan në Bruksel, kërkojnë të përcaktojnë një strategji të përbashkët.

“Nuk dimë se si do ti përgjigjet Turqia kërkesave të Evropës. Por ne duam të të bashkëpunojmë brenda një fryme uniteti dhe një sigurie reciproke. Ne kërkojmë një marrëveshje të vazhdueshme që do të sigurojë nevojat e të dyja palëve” tha Schinas.

Nga ana tjetër, Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg, miratoi vendimin për dënim nga 1 deri në katër vjet, emigrantët të cilën hyjnë në Evropë, pavarësisht se janë deportuar më parë.

Edhe zv.Kryetari i Komisionit Evropian Frans Timmermans tha: “Ne do të zbatojmë përgjegjësitë tona. Por mbi 16 milion njerëz në botë kërkojnë të strehohen për arsye të ndryshme. Është e pamundur që ne të pranojmë një gjë të tillë”.

Shekulli Agency