SHBA, mbi 500 mijë të prekur nga COVID-19

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë infektuar nga shpërthimi i COVID-19 në SHBA, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Universiteti në shtetin e Maryland numëroi 502.876 raste dhe 18.693 vdekje nga COVID-19, kurse gjithsej 28.837 pacientë janë shëruar.

Vdekja e parë u raportua më 29 shkurt në shtetin e Washingtonit.

SHBA është vendi me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, por Italia mbetet vendi me më shumë vdekje, gjithsej 18.849.

Në gjithë botën janë regjistruar të paktën mbi 1,7 milion raste të konfirmuara, me 102 mijë vdekje dhe 376 mijë të shëruar, sipas Johns Hopkins.

COVID-19 është sëmundja e frymëmarrjes që manifestohet tek ata që janë infektuar nga virusi.

Shumica e njerëzve që kontraktojnë virusin kanë shfaqur simptoma të buta, por mund të jetë veçanërisht vdekjeprurëse për individët me gjendje shëndetësore kronike si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe astma.

Virusi për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në gjithë botën për katër muaj.

Shekulli Agency