Seuli: Koreja e Veriut ka shkrepur dy raketa

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka shkrepur të paktën një raketë në ujërat e saj.

Shtabi i Përgjithshëm i përbashkët në Seul sot nuk mund të konfirmonte menjëherë nëse raketat ishin artilerike apo balistike, dhe se sa gjatë ka fluturuar raketa.

Lançimi i ri i Koresë së Veriut erdhi pas disa deklaratave ku u shfaq pakënaqësia për shkak të dinamikës së ngadaltë të bisedimeve bërthamore me SHBA-të dhe kërkesës që administrata e presidentit Donald Trump të zbusë sanksionet dhe presionin ndaj Phenianit.

Më herët gjatë këtij muaji Koreja e Veriut për herë të parë pas tre vitesh kreu lançim nënujorë të raketës balistike.

Shekulli Agency