Saleh: Armëpushimi në Libi ka përfunduar dhe lufta do të vazhdojë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, Aguila Saleh, mbështetës i liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar ka njoftuar se në Libi “ka përfunduar armëpushimi dhe se lufta do të vazhdojë”.

Duke folur në një televizion lokal libian, Saleh tha se thirrjes së bërë nga Turqia dhe Rusia për zbatimin e armëpushimit më 12 janar i kanë dhënë përgjigje pozitive “për shkak të respektit ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin”.

“Për ne armëpushimi ka përfunduar dhe lufta do të vazhdojë”, ka thënë në deklaratën e tij Saleh.

Lidhur me mosarritjen e suksesit në konfliktet në Tripoli, Saleh tha se “Ndërhyrja e Turqisë ka vonuar që ne të arrijmë rezultat në luftën e rimarrjes së Tripolit”.

Shekulli Agency