Rusia rrit numrin e bazave ushtarake në veri të Sirisë

Rusia e cila vazhdon pozicionimin në rajonet e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë, u vendos edhe në tre pika të tjera.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, rreth 20 policë ushtarakë në mesin e të cilëve edhe të rangut të lartë, u pozicionuan në një pikë ushtarake në rreth Amude të Haseke e okupuar nga YPG/PKK.

Në këtë zonë pas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë pas operacionit “Burimi i Paqes”, ishin zhvilluar patrullime të përbashkëta.

Rusia gjithashtu u pozicionua edhe në Rajonin Silos në qytezën Ayn Isa në juglindje të Aynularab (Kobani). Në zonën në fjalë u pozicionuan edhe njësitë e regjimit menjëherë pas Rusisë.

Në ditët e kaluara Rusia ishte vendosur edhe në pikën Izaa në veriperëndim të Aynularab.

SHBA, praninë ushtarake të saj në veri të Sirisë, e pozicionoi në zonat e pasura me naftë, ndërsa Rusia ishte vendosur në tre baza që SHBA më parë ishte tërhequr.

Ushtarët rus gjithashtu u vendosën në Digën Tishrin, si dhe kishte zgjeruar pikën aktuale të saj në aeroportin Qamishli.

Shekulli Agency