Rrahje mes anëtarëve të BDI-së në Çarshinë e Vjetër në Shkup

111-shkupPërleshen fizikisht dy antarë të BDI-së, drejtori i SHMQSH “Cvetan Dimov” Shaip Zeneli, dhe Bilgin Hajredini, ish përgjegjës në shkollën e mesme kimike  “Marija Kiri Skllodovska”. Mësohet se madje ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri.

Disa dëshmitarë të rastit që ka ndodhur në afërsi të “Librarisë së Çarshisë” së Shkupit, kanë thënë për portalin “Libertas” se Bilgin Hajredini ka sulmuar fizikisht Shaip Zenelin. Drejtori i “Cvetan Dimov”-it pas kësaj ndodhie është kthyer në shtëpi për të marë revolën dhe sipas dëshmive,  është kthyer dhe ka gjuajtur në ajër.

Zeneli njëherit është kandidat i ri për drejtor në Fondin Pensional.

Të kontaktuar nga Alsat,  edhe Hajredini edhe Zeneli mohojnë të ketë pasur ndonjë incident. Sipas tyre e gjithë ngjarja është trillim i portaleve. Rasti nuk është regjistruar në polici.

Shekulli Agency