Publicisti amerikan: “Sekreti i pistë i SHBA-së në Siri: Një aleancë de fakto me Asadin”

Në portalin e lajmeve Daily Beast në SHBA është publikuar një artikull i Gutman me titull “Sekreti i pistë i SHBA-së në Siri: Një aleancë de fakto me Asadin”

Publicisti amerikan Roy Gutman ka thënë se organizata terroriste PYD/YPG është krahu i PKK-së në Siri, duke theksuar se YPG ka ndryshuar emrin në Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) me kërkesë të ushtrisë amerikane dhe se ajo bashkëpunon me regjimin e Bashar Asadit.

Në portalin e lajmeve Daily Beast në SHBA është publikuar një artikull i Gutman me titull “Sekreti i pistë i SHBA-së në Siri: Një aleancë de fakto me Asadin”

– “Struktura e PYD/YPG-së, krahu i PKK-së në Siri”

Në artikullin e tij, Gutman ka deklaruar se SHBA nëpërmjet bashkëpunimit me PYD/PKK-në ka bërë bashkëpunim në mënyrë indirekte me regjimin e Bashar Asadit, duke theksuar se struktura e PYD/YPG-së, të cilën SHBA përpiqet ta lançojë si një strukturë të veçuar nga PKK, është “krahu i PKK-së në Siri”

Ndërkaq, në lidhje me elementet e PYD/PKK-së të cilat janë vënë në pozitë të vështirë me operacionin turk në Afrin, Gutman ka vlerësuar se “Forcat kurde në Siri me të cilat SHBA bashkëpunon kundër DEASH-it janë angazhuar në luftën me Turqinë dhe tani i kanë kthyer sytë kah regjimi i Damaskut për ndihmë”.

– Bashkëpunimi i PYD/PKK-së me Asadin

Duke theksuar se operacioni i Turqisë në Afrin ka zbuluar një të vërtetë të cilën Pentagoni që prej një kohe të gjatë është përpjekur ta mbulojë, Gutman është shprehur se “SDF, të udhëhequra nga kurdët, në të cilët SHBA është mbështetur në luftën kundër DEASH-it, bën bashkëpunim me regjimin e Asadit”.

Gutman po ashtu ka thënë se Turqia në kuadër të operacionit “Dega e Uliirit” të cilin e zhvillon me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) çdo ditë në Afrin po merr nën kontroll territore nga PYD/PKK dhe se pikërisht në këtë pikë PYD/PKK, e cila përdor emrin SDF, kërkon ndihmë nga regjimi i Asadit.

Gjithashtu, Gutman ka bërë të ditur se elementet e SDF-së nga rajonet e tjera të Sirisë janë transferuar në Afrin dhe pavarsisht kësaj, militantët e SDF-së janë shumë larg arritjes së një suksesi të rëndësishëm.

– “Llogari udhëheqjes së PKK-së në Kandil”

“Edhe administrata e Obamas, edhe ajo e Trumpit, pavarësisht nga provat e shumta, kanë pretenduar se liderët kurdë të nivelit të lartë të SDF-së janë të pavarura nga PKK. Administrata amerikane ka mbetur e detyruar të ulë zërin e saj përballë së vërtetës në mënyrë që të mbrojë qëndrimin se SDF ka variacione të ndryshme. Elementet kurde që kanë kontrollin edhe në veri të Sirisë, edhe në Afrin, janë zgjatime të PKK-së në Siri. Me kërkesë të ushtrisë amerikane ata kanë ndryshuar emrin nga YPG në SDF dhe të gjithë elementet nën këtë strukturë i japin llogari udhëheqjes së PKK-së e cila është e vendosur në Kandil” është shprehur Gutman.

Ai ka shtuar se në vitin 2012, regjimi i Asadit i ka dorëzuar si një çelës shumë rajone në veri të Sirisë elementeve kurde dhe ka tërehequr vëmendjen në bashkëpunimin e vjetër mes regjimit të Asadit dhe PKK/PYD-së.

– “Mini shtet totalitar”

Duke vënë në dukje se PYD ka bërë çdo gjë për të siguruar pushtetin politik në qytetet në veri të Sirisë, Gutman ka shkruar: “Të paktën gjysmë milion njerëz nga rajonet nën kontrollin e PYD-së janë larguar në veri të Irakut dhe qindra mijëra të tjerë në Turqi dhe Evropën Lindore. Madje edhe një ish-zyrtar i departamentit amerikan me detyrë në periudhën e Obamas, qeverisjen nën kontrollin e PYD-së e kishte cilësuar me fjalët si ‘Mini shtet totalitar’”.

“Regjimi i Asadit iu përgjigj PYD-së sepse vetëm kjo u është deklaruar e gatshme si vullnetare për të shtypur kurdët që dëshirojnë të merrnin pjesë në kryengritjen kombëtare (në të gjithë Sirinë)”, ka shtuar ndër të tjera Gutman në lidhje me bashkëpunimin e PYD-së me rejgimin e Asadit.

Ndërkaq, lidhur me atë se çfarë kërcënimi përbëjnë për Turqinë elementet e PYD/PKK-së në Afrin, Gutman ka komentuar se “Vetëm brenda dy javëve të fundit, elementet e SDF-së në Afrin kanë lëshuar 83 raketa dhe predha mortajash drejt vendbanimeve turke dhe si pasojë e kësaj kanë humbur jetën shtatë civilë, nga të cilët njëri ishte refugjat sirian”.

Duke potencuar se operacioni i Turqisë në Afrin bazohet në të vërteta të drejta, Gutman është shprehur se SHBA duhet të rishikojë marrëdhëniet e aleancës në rajon.

Shekulli Agency