“PSP heton nxjerrjen e parave nga Maqedonia”

Prokuroria publike në Maqedoni për ndekjen e veprave penale që kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve sot mori pjesë në hapjen solemne të projektit “Së bashku për përgjegjësi: Mbështetje për Prokurorinë Speciale Publike të Maqedonisë në përforcimin e kapaciteteve të saj operative dhe kapaciteteve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar”.

Para hapjes, prokurorja speciale publike, Katica Janeva, theksoi se qëllimi i këtij projekti është mbështetja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në mandatin e saj për hetime dhe ndjekje përmes zhvillimit të kapaciteteve të saj operative për kryerje efektive të hetimeve.

“Për këtë projekt aplikuam vitin e kaluar në muajin shkurt, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në ambasadësn e Holandës i cili u pranua në fillim të shtatorit dhe së bashku me projektin Matra, ky projekt do të zgjasë rreth tre vite. Konkretisht do të punohet në përforcimin e kapaciteteve operative të Prokurorisë Speciale dhe ndihmës juridike ndërkombëtare, e cila është e domosdoshme për kryerje më të shpejtë për hetimet tona financiare”, theksoi Janeva.

Në hetimin për projektin “Shkupi 2014”, për të cilin sot prokurorja Katica Janeva tha se është drejt fundit, Prokuroria Speciale Publike gjurmon paratë e dala për këtë projekt nga Maqedonia.

Prokurorja tha se PSP-ja heton nxjerrjen e parave nga Maqedonia, duke shtuar se janë duke hetuar krim financiar në Çeki, Greqi, Britani të Madhe dhe Holandë.

Prokurorja speciale po ashtu tha se nuk është e kënaqur nga zvarritja e proceseve gjyqësore mbi aktakuzat e dorëzuara, “porse tani nuk varet prej Gjykatës, sa prej të akuzuarve dhe avokatëve të tyre”.

Shekulli Agency