Protestat globale tërheqin vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike

Grupet protestuese të ndryshimeve klimatike të hënën bllokuan ura në shtete të ndryshme duke përfshirë Kanadanë, Britaninë, Indinë, vendet e Evropës dhe Australinë, raporton AA.

“Extinction Rebellion” (Rebelimi i Zhdukjes), një organizatë e formuar një vit më parë në një qytet të vogël të Anglisë, ka mobilizuar dhjetëra mijëra protestues për të bllokuar urat dhe trafikun.

Protestat, të cilat u mbajtën për të tërhequr vëmendjen ndaj fatkeqësive të ndryshimeve klimatike, përfunduan me 135 të arrestuar në Londër, kurse në Holandë, policia arrestoi 80 protestues në pjesën Rijksmuseum të kryeqytetit. Në të dyja vendet protestuesit kishin bllokuar rrugët.

Në Kanada, pikësynim i protestuesve ishin urat, ku shumica e tyre ishin mbyllur në Halifax dhe Toronto, duke shkaktuar bllokime dhe turma, si dhe protesta të tjera të paralajmëruara në Vancouver.

Anëtari i “Extinction Rebellion”, Patrick Yancy, shprehu keqardhje për shkaktimin e telasheve kaq të mëdha shoferëve në kryeqytetin e Skocisë së Re, Halifax.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje dhe jemi së bashku me këta njerëz”, tha ai duke shtuar se “Ata absolutisht kanë të drejtë të jenë të frustruar”.

Në Madrid, disa dhjetëra protestues u lidhën me zinxhirë në një rrugë kryesore.

Protesta gjithashtu u mbajtën edhe në Buenos Aires të Argjentinës dhe Mumbai të Indisë. Në Sidnej të Australisë dhjetëra protestues u arrestuan për bllokim të trafikut, kurse në Wellington të Zelandës së Re protestuesit aktruan “të vdekurit” para një banke. Në Berlin trafiku u bllokua pranë Portës Brandenburg.

Shekulli Agency