Pretendohet se drejtuesit e VW kanë qenë në dijeni të skandalit të kompanisë

Sipas lajmit të gazetës “Bild am Sonntag” theksohet se në hetimet kryera në lidhje me manipulimet e kryera në testimet e emetimit të gazrave në kompaninë VW janë gjetur dokumente të rëndësishme.

111-volswag-3558-hjgPretendohet se drejtuesit e Volkswagen, një prej kompanive më të mëdha të automobilave në Europë e kanë ditur shumë kohë më parë se programet e përdorura për matjen e emetimit të gazrave kanë qenë në kundërshtim e ligjin.

Sipas lajmit të gazetës “Bild am Sonntag” theksohet se në hetimet kryera në lidhje me manipulimet e kryera në testimet e emetimit të gazrave në kompaninë VW janë gjetur dokumente të rëndësishme.

Theksohet se në lidhje me programin në fjalë kompania Bosch e cila i ka shitur programin VW në një letër në vitin 2007 kishte theksuar se ky program është me synim testimi, dhe nuk parashikohet për përdorim normal tek automjetet si dhe përdorimi i tij është në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa në lajmin e gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” theksohet se një punonjës i kompanisë në vitin 2011 kishte paralajmëruar drejtuesit se përdorimi i programit është në kundërshtim me ligjin.

Theksohet gjithashtu se shkresa e punonjësit në fjalë ka qenë në rendin e ditës në takimin e Bordit të Mbikëqyrës i cili u mbajt ditën e premte.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA (EPA) kishte njoftuar se VW me mjetet me motorë diesel të shitura në 18 shtator në SHBA për shkak të manipulimit të programit në testimet e emetimeve të gazrave ka ndotur mjedisin 40 herë më shumë në krahasim me standardin. EPA ka vënë në dukje se nga ky manipulim janë ndikuar rreth 482 mijë automjete diesel dhe se ndaj VW mund të japë vendim për gjobitje dhe masë parandaluese.

Pas skandalit, kreu i Përgjithshëm i Bordit të VW, Martin Winterkorn pati dhënë dorëheqjen, ndërsa kompania kishte njoftuar se nga manipulimet e testimeve të emetimit të gazrave janë ndikuar 11 milionë mjete me motor diesel dhe se për këtë dëm kompania ka vënë në dispozicion një buxhet afërsisht 6.5 miliardë dollarësh. Ndërsa në Gjermani theksohet se nga kjo çështje janë prekur rreth 2.8 milionë automjete.

 

Anadolu Agency:

Shekulli Agency