Policia përdorë shok-bomba ndaj emigrantëve

sh.policia-maqedoni

Policia e Maqedonisë sot ka gjuajtur me shok bomba ndaj disa mijëra emigrantëve që po tentojnë të futen në territorin e  Maqedonisë, njofton A1on.

Disa mijëra emigrantë, pjesë më e madhe e tyre prej Sirie, por edhe prej Afrike dhe Azi e kaluan natë në zonën kufitare, pasi që Maqedonia shpalli situatë të jashtëzakonshme dhe e mbylli kufirin.

Policia e cila është e pajisur me mjete për të thyer trazira po qëndron afër telit me gjemba, ndërsa ka hedhur shok bomba me qëllim t’i shtyp emigrantët dhe t’i pengoj ata që te futen në territorin e  Maqedonisë.

Jo zyrtarisht mësohet se ka të lënduar si pasoj e hedhjes së shok bombave.

Më shumë se 4000 mijë emigrantë e bllokuan linjën ndërkombëtare Selanik-Shkup në Gjevgjeli, ndërsa sot, sipas paralajmërimeve pritet që të rritet numri i emigrantëve që vijnë nga Turqia në Greqi./SHENJA

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.