Policia dhe xhandarmëria turke i bashkangjiten operacionit në Afrin

Pjesëtarët e policisë dhe forcat speciale të xhandarmërisë turke i janë bashkangjitur operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

Turqia më herët gjatë kësja jave dërgoi forcat e saj policore dhe të xhandarmërisë në Afrin si mbështetje për Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në operacionet për çlirimin e Afrinit nga terroristët e YPG/PKK-DEASH.

“Pjesëtarët e njësive speciale kontrolluan fshatrat të cilat më parë u çliruan nga TSK dhe ULS”, deklaroi një zyrtar i paemëruar i sigurisë.

Disa nga pjesëtarët e forcave speciale u stacionuan në fshatrat për të parandaluar infiltrimin eventual të terroristëve.

Policia dhe xhandarmëria, një numër i caktuar i të cilëve janë stacionuar pranë qytezës Jinderes dhe Raj, do të ndërmarrin aktivitetet të rëndësishme në operacionet në qendër të Afrinit, e cila pritet në ditët në vijim.

“Përfshirja e forcave speciale në peracionin ‘Dega e Ullirit’ do të përshpejtojë avancimin e forcave turke në drejtim të qendrës së Afrinit”, shtoi burimi i paemëruar.

Operacioni në Afrin filloi më 20 janar në përputhje me të drejtat turke të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, ose “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

/AA/

Shekulli Agency