“PKK kërcënon njerëzit me nderin e tyre”

3

“Në një rajon të qytetit gratë merren nga shtëpitë e tyre në orët e natës duke iu thënë se ‘ka mbledhje’ dhe kur burrat e tyre kundërshtojnë ata kërcënohen me vdekje…”

 

Prefekti i qytetit Ağrı në Turqi, Musa Işın ka deklaruar se në një zonë të qytetit gratë merren nga shtëpitë e tyre duke iu thënë se “ka mbledhje” dhe kur burrat e tyre kundërshtojnë ata kërcënohen me vdekje”

Prefekti Işın në një takim me gazetarët që punojnë në qytet ka pohuar se organizata terroriste e cila pretendon se mbron të drejtat e kurdëve kryen fushatë agjitacioni dhe diskreditimi mbi vdekjet e fëmijëve.

Prefekti Işın duke tërhequr vëmendjen se PKK në dy vitet e fundit në qytet ka realizuar 147 akte, ka theksuar se PKK e cila duhet të lërë armët në Procesin e Zgjidhjes, duke krijuar strukturat në qytet ka bërë një plan për kryengritje ndaj shtetit.

Işın ka deklaruar më tej: “PKK e cila vetëm në qytetin Ağrı ka kryer 147 akte, gjatë gjithë Procesit të Zgjidhjes ka vazhduar aktet e saj si djegie të mjeteve, rrëmbim të personit, gjobëvënie, plaçkitje, kërcënime, sulme me armë, molotov dhe me bomba ndaj forcave të sigurisë, sulme ndaj linjave të tubacionit të gazit, zjarrvënie ndaj mjeteve të shtetit të cilat kryejnë punime për të siguruar nevojat themelore të popullit, rrëmbim të personave në shërbim të popullit dhe akte kërcënuese të ndryshme. Ka tentuar gjithashtu të pengojë edhe shërbimet e bëra nga qeveria ndaj qytetarit. Duke rrëmbyer fëmijë kurdë ka zgjeruar stafin e saj në mal. Me strukturat e saj në qytet ka nxitur popullin ndaj qeverisë. Organizata terroriste synoi duke pretenduar që të drejtonte popullin me kantone, por pasi kjo nuk u realizua tani duke kryer çdo akt bëhet shkaktare në vdekje të dhunshme”.

– “Njerëzit kërcënohen me nderin”-

Duke vënë në dukje se njerëzit kërcënohen me nderin, prefekti Işın ka theksuar se nën perden e kurdizmit qytetarët përballen me një organizatë vrastare e cila mundohet të eliminojë kurdët dhe e cila është armike e jetës, pronës, nderit dhe shenjtërisë së tyre.

Prefekti Işın ka deklaruar më tej se: “Një organizatë e cila ju vret ju në emrin tuaj, djeg mjetet e juaja, josh femrat e reja tuajat duke i mashtruar, nxjerr përfitime për baronët e tyre në male, dhe e cila hap luftë për vlerat të cilat njihen si të shenjta për popullin kurd, askush që nuk ka humbur mendjen, arsyetimin, ndërgjegjen, mëshirën nuk mund të pretendojë se ajo po mbron kurdët”.

Prefekti Işın ndër të tjera ka shtuar se: “Në një rajon të qytetit gratë merren nga shtëpitë e tyre në orët e natës duke iu thënë se ‘ka mbledhje’ dhe kur burrat e tyre kundërshtojnë ata kërcënohen me vdekje. Në një rajon të qytetit tone afërsisht 40 vajza rrëmbehen në mal, përdhunohen dhe mbahen me zor në mal duke iu thënë se ‘ju nuk mund të ktheheni në këtë situatë tek familjet e juaja’. Njerëzit tanë po kërcënohen me nderin. Duke pretenduar me argumentin se feja islame skllavëron njerëzit, mundohen ti injektojnë ideale marsksiste leniniste ndaj qytetarëve tanë besimtarë, mundohen që qytetarët tani ti përdorin për qëllimet e tyre. Në radhët e PKK në mal ndodhen afërsisht 6 mijë fëmijë. Vetëm në zonën tonë në dy vitet e fundit 22 persona nën moshën 20 ose janë dorëzuar ose rrëmbyer ose kanë marrë pjesë në sulmet e kryera ndaj forcave tona të sigurisë”.

– “PKK po i merr të drejtën e jetës nga duart kurdëve”-

Işın duke vënë në dukje se PKK për të mbuluar fytyrën e egër, duke kryer agjitacion mbi personat e vrarë në konflikte, dhe duke ndërmarrë fushata për njollosje, ka theksuar se PKK po i merr dhe po i grabit të drejtën e jetës nga duart kurdëve”.

Işın, ka theksuar më tej: “Populli ynë me dijen, mendjen do ta kuptojë se është një e cila po luhet jo në favor të tyre, por kundër tyre  dhe do ta eliminojë këtë lojë. Në çdo akt që kryhet ato që dëmtohen më shumë janë kurdët, ku këtu ato që digjen janë dyqanet e tyre, mjetet e tyre, po merren jetët e tyre. Dora e qeverisë është e vendosur dhe do të vazhdojë me mbështetje efektive që të mos heqë dorë nga të rinjtë e popullit kurdë dhe të ardhmet e tyre që organizata terroriste po punon që ta çojë vendin në vitet 90”.

Ai ka shpjeguar se qytetarët e kanë thyer psikologjinë e frikës që ka prodhuar terrorizmi dhe se janë me shpresë për të ardhmen dhe i besojnë shtetit të tyre. Sipas tij qytetarët duke qenë të vetëdijshëm për mundësitë dhe investimet që shteti i ka ofruar ata me imanin dhe besimin e tyre kanë filluar të tregojnë reagimet e tyre individuale ndaj organizatës.

Işın i cili shprehet se në vend nuk ka asnjë arsye për të zgjedhur terrorizmin si mënyrë, ka vazhduar më tej duke theksuar se: “Forcat e pista që nuk dëshirojnë stabilitetin, ngritjen e paqes në vendin tonë, përpiqen që me çdo mënyrë që të parandalojnë vullnetin që të gjitha grupet etnike  të jetojnë sëbashku dhe të bashkuar në këtë vend. Por ky shtet i cili bazohet në mëshirë, dhembshuri dhe ligjin, duke mos toleruar nga qëndrimi i lavdishëm do të vazhdojë me vendosmëri luftën e tij kundër kësaj organizate të ulët e cila është vrasëse e fëmijëve, policëve ushtarëve tanë dhe e cila vendos në paragjykim nderin e grave kurde. Të gjithë së bashku do të ndërtojmë paqen”.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.