PKK-ja mashtron perëndimin me përrallën se lufton DAESH

sh-eIbrahim-Kalin

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin në një artikull për “DAiLY SABAH”, kritikoi lajmet në avantazh të organizatës terroriste PKK që janë pasqyruar në median botërore.

 

Zëdhënësi Kalin në artikull shkruan: “PKK për të fituar ligjimitet përdor luftën në Siri dhe disa media të huaja marrin për bazë lajme të pavërteta që prodhon vetë organizata terroriste”.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin nënvizoi gjithashtu se terroristët e PYD-së që është zgjatimi i PKK-së në Siri, në rajonet ku është tërhequr DAESH-it, detyron turkmenët dhe arabët që të largohen nga këto rajone.

Zëdhënësi Kalin thekson se organizata terroriste e PKK-së, për vite me radhë ka pirë gjakun dhe ka masakruar shumë kurdë e turq.

Kalin nënvizoi se pavarësisht kërcënimeve të organizatës terroriste, Turqia është e vendosur për të vazhduar reformat. Për PKK-në që rrëmben dhe armatos fëmijët, nuk do të ketë asnjë ligjimitet.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.