Përmbyten dy varka me muslimanë Arakanë, 11 të vdekur

Janë gjetur trupat e pajetë të 11 muslimanëve Arakanë të cilët pësuan gjatë përmbytjes së dy varkave në Gjirin e Bengalit, raporton (AA).

Bëhet fjalë për civilë të cilët janë arratisur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe nacionalistëve budistë. Zyrtari policor lokal Kanchan Kanti Das konfirmoi se deri te fatkeqësia erdhi në orët e hershme dhe se bëhet fjalë për muslimanë Arakanë të cilët tentuan të kalojnë lumin Naf në kufirin Mianmar-Bangladesh.

Ai theksoi se në secilën varkë kanë qenë mes 20 dhe 25 persona. Das konfirmoi se policia e gjeti edhe kufomën e një foshnjeje 18 muajshe.

Gjatë sulmeve të cilat ushtria e Mianmarit i kryen në Arakan nën arsyetimin e luftës kundër militantëve të armatosur, nga 25 gushti kanë pësuar shumë muslimanë Arakanë. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë mbi 60 fshatra, ndërsa dhjetëra janë djegur, ku mijëra muslimanë u detyruan të arratisen.

Civilët përmes rrugëve tokësore dhe ujore kalojnë nga Mianmari në Bangladesh. Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se deri tani më shumë se 146 mijë muslimanë Arakanë kanë kaluar në Bangladesh, por në zonën kufitare presin dhjetëra mijëra.

Për shkak se Qeveria e Mianmarit nuk lejon që organizatat ndërkombëtare të hyjnë në këtë zonë, nuk ka mundësi të vërtetohet numri i të pësuarve. Organizatat joqeveritare në Arakan pohojnë se numri i civilëve të pësuar është më i madh se një mijë, ndërsa disa të tjerë pohojnë se bëhet fjalë për disa mijëra.

Shekulli Agency