Parlamenti francez dje filloi rishikimin e projektligjit të diskutueshëm të “separatizmit” pas ndryshimeve në Senat.
Në ditën e parë të diskutimeve, nga ana e qeverisë ishte deleguar Marlene Schiappa, ministrja për Çështjet e Shtetësisë. Drafti pritet të miratohet në fund të korrikut.
Ligji i propozuar u prezantua për herë të parë nga presidenti francez Emmanuel Macron vitin e kaluar për të luftuar të ashtuquajturin “separatizëm islamik”.
Projektligji, i cili mbështet respektin e parimeve të Republikës, parashikon ndërhyrjen në xhami dhe shoqatat përgjegjëse për administrimin e tyre, si dhe kontrollimin e financave të shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin muslimanëve.
Ai gjithashtu kufizon zgjedhjet arsimore të komunitetit musliman duke parandaluar familjet që t’u japin fëmijëve një arsim në shtëpi.
Projekt-ligji gjithashtu ndalon pacientët të zgjedhin mjekët në bazë të gjinisë për arsye fetare ose të tjera dhe e bën të detyrueshëm “arsimin e sekularizmit” për të gjithë zyrtarët publikë.