Papa Françesku hap samitin kundër abuzimeve seksuale

Papa Françesku ka hapur samitin e nivelit të lartë të udhëheqësve të kishës për parandalimin e abuzimit seksual të klerikëve, në përpjekje për t’ua bërë me dije peshkopëve nga e gjithë bota se problemi është global dhe kërkon një përgjigje globale.

Takimi katër-ditor në Vatikan filloi sot ku janë paraparë fjalime, punë praktike dhe seminare për mbrojtjen e fëmijëve, parandalimin e abuzimit dhe dhënien fund të mbulimit të rasteve.

Më shumë se 30 vjet pas shpërthimit të skandalit, fillimisht në Irlandë dhe Australi, si dhe 20 vjet pasi skandali përfshiu edhe SHBA-të, peshkopët dhe klerikët tjerë katolikë në shumë pjesë të Evropës, Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë ose mohojnë ekzistimin e abuzimeve seksuale të klerikëve ose minimizojnë problemin.

Papa Françesku ka bërë të njëjtat gabime. Ai më në fund ndryshoi qëndrimin pas daljes në shesh të rastit tashmë të njohur të abuzimit seksual në Kili vitin e kaluar.

Shekulli Agency