“Operacioni në Afrin do të ndodhë”

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli, konfirmoi se operacioni ushtarak në rajonin kufitar sirian Afrin do të realizohet për të “larguar praninë terroriste” atje.

“Operacioni do të ndodhë”, tha ai duke folur në kanalin e lajmeve A Haber, megjithatë, teksa forcat dhe pajisjet turke janë pozicionuar në kufi, ai nuk dha asnjë specifikë për kohën e operacionit, duke thënë se kjo është pjesë e planit.

“Të gjitha linjat terroriste në veri të Sirisë do të zhduken. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër”, shtoi ai.

Ai gjithashtu hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të hequr dorë nga operacioni.

Duke iu referuar komenteve të së enjtes nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e cila tha se “SHBA-të dëshirojnë që Turqia të heqë dorë nga dhuna në Afrin”, Canikli i quajti ato “të pakuptimta.

Rusët largohen nga Afrini

Raportohet se njësitë ushtarake ruse filluan të largohen nga rajoni i Afrinit para fillimit të operacionit të paralajmëruar nga ushtria turke kundër terroristëve të strehuar në këtë provincë.

Shekulli Agency