OBSH: Nuk ka prova se të shëruarit nga COVID-19 janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se nuk ka asnjë provë se personat shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe që kanë antitrupa janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë.

Në në deklaratë me shkrim OBSH-ja kërkoi zbatimin e udhëzimeve të publikuara nga organizata.

Në deklaratë paralajmërohen disa vende të cilat kanë vendosur të japin “pasaportë imuniteti” ose “certifkatë pa rrezikshmërie” për personat që janë shëruar nga COVID-19. Gjithashtu vihet në dukje se në këtë mënyrë një praktikë e tillë mund të rrisë rrezikun e përhapjes së pandemisë.

“Nuk ka prova se personat e shëruar nga COVID-19 dhe që kanë antitrupa janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë. Në këtë fazë të pandemisë nuk ka prova të mjaftueshme për efektivitetin e imunitetit të ndërmjetësur nga antitrupat për të siguruar saktësinë e një ‘pasaporte imuniteti’ ose të një ‘certifikate pa rrezikshmërie'”, thuhet në deklaratë.

Vendi i Amerikës Jugore, Kili ka njoftuar se personave të shëruar nga COVID-19 do t’u jepej një “pasaportë imuniteti” dhe në këtë mënyrë kjo do të siguronte rikthimin në punë për personat që posedojnë një pasaportë të tillë.

Shekulli Agency