Një delegacion i Hamasit takohet me ministrin e Jashtë rus, Lavrov

-Sergey-Lavrov

Kryetari i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës islamike palestineze (Hamas), Halid Meshal dhe delegacioni shoqërues u takua në kryeqytetin e Katarit, në Doha me Ministrin e jashtëm rus, Sergey Lavrov

 

Kryetari i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës islamike palestineze (Hamas), Halid Meshal dhe delegacioni shoqërues u takua në kryeqytetin e Katarit, në Doha me Ministrin e jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Në një deklaratë me shkirm nga Hamas thuhet se “Delegacioni i Hamas i kryesuar nga Halid Meshal u takua në Doha me Ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov. Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe ka patur një shkëmbim të ideve mbi çështjet të rendit të ditës”.

Në deklaratë vihet në dukje se Lavrov ka ftuar në Moskë drejtuesit e Hamas dhe se kjo ftesë është pranuar dhe gjithashtu më pas do të përcaktohet një datë.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se “delegacioni i Hamas me ministrin e jashtëm rus kanë diskutuar çështjet në lidhje me situatën në Rripin e Gazës pas sulmeve izraelite, terrori në Bregun Perëndimorë si dhe sulmet ndaj vendeve të cilat janë pranuar si të shenjta nga muslimanët dhe të krishterët në Jeruzalem”.

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov pasi mbërriti në mbrëmjen e ditë së djeshme në Doha u takua me Emirin e Katarit Shejh Temim bin Hamad Al Sani. Në takimin dypalësh u diskutuan çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.