Nis vuajtjen e dënimit Mehdi Hashimi, djali i ish-presidentit iranian që akuzohet për korrupsion

Mehdi-Hashimi

Mehdi Hashimi, i gjykuar me pretendimet se kishte marrë ryshfet 5.2 milionë dollarë nga Statoli, e cila njihet si një kompanitë më të mëdha të naftës në Norvegji, u dënua në muajin mars me 10 vite burg dhe me gjobë.

 

Njoftohet se Mehdi Hashimi, djali i ish-presidentit iranian, kryetarit aktual të Këshillit Mbikëqyrës të Rendit publik, Ali ekber Hashimi Rafsanxhani i dënuar me 10 vite burg me akuzën për korrupsion sot do të hyjë në burgun Evin në Teheran për të kryer dënimin e tij.

Mahmud Alizade Tebatebai, avokati i Mehdi Hashimit i cili ka folur për Agjencinë e lajmeve ISNA tha se “Mehdi Hashimi sot pas drekës shkon në burgun Evin për të kryer dënimin e tij 10 vjeçar”.

Mehdi Hashimi, i gjykuar me pretendimet se kishte marrë ryshfet 5.2 milionë dollarë nga Statoli, e cila njihet si një kompanitë më të mëdha të naftës në Norvegji, u dënua në muajin mars me 10 vite burg dhe me gjobë.

Kompania naftës norvegjeze Statoil në një deklaratë në vitin 2006 kishte pranuar se në vitin 2002 dhe 2003 kishte kryer një pagesë ndaj një zyrtari iranian që ti mundësonte lehtësime në tenderin për të operuar në fushën Jugore të gazit Pars.

Kompania gjithashtu kishte deklaruar se ndaj Mehdi Hashimit kishte kryer një pagesë prej 15.2 milionë eurosh për 10 vite me radhë. Ndërsa Hashimi kishte pohuar se pretendimet “janë bërë nga ata që duan të njollosin imazhin e babait të tij në politikë”.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.