Në tubimin e 100 ditëshit Trump sulmon mediat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka akuzuar të shtunën vonë mediat kryesore amerikane për kritika të padrejtë kundër tij, në kohën kur siç tha, “në 100 ditëshin në postin e presidentit ka përmbushur premtimet njëri pas tjetrit”, raporton (AA).

Në një tubim me përkrahësit e tij në Pennsylvania, Trump ka akuzuar mediat me sloganin e tij tanimë të njohur se bëjnë “fake news” (lajme të rreme) dhe jashtë realitetit, ndërkohë që për 100 ditëshin e tij në postin e presidentit tha se këto ditë kanë qenë “me shumë emocion dhe shumë produktive”.

Ndërkohë në kryeqendrën amerikane, Washington, gazetari investigativ Bob Woodward u tha pjesëmarrësve të Darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë se “përpjekjet e sotme për të marrë variantin më të mirë të së vërtetës janë bërë kryesisht në frymën e mirëbesimit”.

Shekulli Agency