Në luftën kundër FETÖ-s kusht është “diplomacia” dhe “ndërgjegjësimi”

Turqia dhe Maqedonia duhet të veprojnë së bashku për ti dhënë fund pranisë së FETÖ-s në vend e cila vazhdon aktivitetet e saj nëpërmjet 7 shkollave, një gazete, kompanive tregtare të vogla dhe agjencive turistike

Në luftën që do të kryhet në Maqedoni me qëllim parandalimin e aktiviteteve të organizatës terroriste FETÖ, kryesisht kundër strukturimit të saj në fushat e arsimit, transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit, vlerësohet se Turqia duhet të fokusohet në ndërgjegjësimin e popullatës së rajonit dhe në një diplomaci intensive, raporton (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e Maqedonisë, theksohet se Turqia dhe Maqedonia duhet të veprojnë së bashku për t’i dhënë fund pranisë së FETÖ-s në vend e cila vazhdon aktivitetet e saj nëpërmjet 7 shkollave, një gazete, kompanive tregtare të vogla dhe agjencive turistike.

Në Maqedoni dhe vendet e tjera përreth si Shqipëria dhe Kosova ku nuk është kryer lufta e nevojshme kundër FETÖ-s, me mbështetjen e Turqisë nevojitet formimi i ekipeve ligjore, ku theksohet se me një ekip të mirë ligjor mund të sigurohen rezultate në punimet kundrejt kolegjeve dhe mediave si dhe lidhjeve të FETÖ-s në këto vende.

“Duhet të formohet tryeza e Ballkanit”

Krahas kësaj është kusht dhe e nevojshme që Turqia pa humbur kohë me formimin e një “tryeze të Ballkanit” dhe duke kryer një bashkëpunim me ekipin ligjor në fjalë, të pregatisë një raport në lidhje me strukturimin e FETÖ-s në këto vende duke përcaktuar më pas udhëzimet që duhet të ndiqen dhe hapat konkretë që do të hidhen në këtë luftë.

Duke u vënë në dukje se kanë rëndësi të madhe kryesisht iniciativat që do të kryhen nga Turqia, vlerësohet se do të jetë një mënyrë efektive përcaktimi i biznesmenëve maqedonas në bashkëpunim me FETÖ, moslejimi i hyrjes së tyre apo edhe deportimi i tyre pas një hetimi në Turqi. Duke marrë në konsideratë marrëdhëniet historike dhe kulturore mes dy vendeve theksohet se shumë maqedonas kanë lidhje me Turqinë dhe se mund të ndërpresin bashkëpunimin me FETÖ-n duke mos rrezikuar ndërprerjen e këtyre marrëdhënieve.

Gjithashtu tërhiqet vëmendja se me hetimet e lidhjeve para periudhës së tentativës për grusht shteti më 15 korrik mund të mundësohet edhe zbulimi i anëtarëve të FETÖ-s të cilët përpiqen të fshehin veten e tyre.

Ndër të tjera zyrtarët duke cekur rëndësinë e përpjekjeve diplomatike, ku institucionet dhe organizatat e Turqisë në Maqedoni me një pjesëmarrje të lartë mund të ofrojnë një mbështetje efektive, bëhet e ditur se me një luftë të përbashkët mund ti jepet fund pranisë së FETÖ-s në Maqedoni.

Duhet të hetohen ata që kërkojnë “leje qëndrimi dhe pune”

Një tjetër çështje për luftën që do të kryhet në etapën e parë është edhe parandalimi i vendosjes në Maqedoni i anëtarëve të FETÖ-s që largohen nga Turqia.

Për këtë pala maqedonase duhet të këshillohet me ambasadën e Turqisë në Shkup nëse kanë apo jo lidhje me FETÖ-n personat që vijnë pa vizë nga Turqia dhe që kërkojnë “leje qëndrimi dhe pune” me mënyrat e regjistrimit në shkollë, hapjes së kompanive apo partneriteteve në kompani. Nëse kjo do të kryhej theksohet se do të mund të pengohet vendosja e anëtarëve të FETÖ-s në vend.

Duhet të shpjegohet se FETÖ është “organizatë terroriste e armatosur”

Një tjetër çështje e cila është kusht për tu kryer në luftën kundër FETÖ-s në vend është ndërgjegjësimi….Mbizotëron opinioni se do të jetë efektive mbi maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe grupet e tjera etnike që jetojnë në Maqedoni, kryesisht për popullatën e cila dërgon fëmijët në shkollat e FETÖ-s ti shpjegohen aktivitetet terroriste të organizatës që rezultuan në realizimin e një përpjekje për grusht shteti të përgjakshëm në Turqi.

Në këtë proces institucionet e Turqisë me maqedonasit atdhedashës, klerikët fetarë, organizatat e shoqërisë civile me metodën e “takimeve bilaterale” duhet ti shpjegojnë popullit se FETÖ nga lëvizja që nisi sidomos duke shfrytëzuar ndjenjat fetare ka nxjerrë një organizatë terroriste të armatosur.

Me një ndërgjegjësim efektiv theksohet se mund të ulet në një numër minimal prania e nxënësve në shkollat e FETÖ-s në vend të cilat pas 15 korrikut vazhdojnë ende aktivitetet e tyre pavarësisht pakësimit pjesërisht të tyre.

Ndërsa në anën tjetër zyrtarët theksojnë se në etapën e parë në vend duhet të hapen shkollat turke me punimet e Fondacionit Maarif të Turqisë, që do të lehtësojë punën e prindërve që do të çregjistrojnë fëmijët e tyre nga shkollat e lidhura me FETÖ-n.

SHKUP (AA) – Orhan Topal, Adnan İdriz

Shekulli Agency