Ndërron jetë djali i Morsit, Abdullah nga një sulm në zemër

Si pasojë e një sulmi në zemër ka ndërruar jetë Abdullah Morsi, djali i vogël i presidentit të parë në Egjipt i zgjedhur me rrugë demokratike Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë në burg.

Ahmed Morsi, djali i madh i Mohamed Morsit për AA deklaroi se “Vëllai i tij Abdullah ka vdekur në spital si rezultat i një sulmi në zemër”.

Vdekjen e Abdullah Morsit e ka konfirmuar edhe avokati i familjes Morsi, Abdulmunim Abdulmaksut.

Kujtojmë se presidenti Mohammed Morsi ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër që përjetoi në sallën e gjyqit në qershor.

Abdullah Morsi ishte i martuar me Nexhla Morsi dhe ka 5 fëmijë, Ahmed, Sheyma, Usame, Omer dhe Abdullah.

Familja Morsi më parë njoftoi se në tetor 2018 forcat e sigurisë që bastisën shtëpinë e tyre në rajonin Shejh Zahid në perëndim të Kajros arrestuan Abdullahun dhe se po në të njëjtën ditë e lanë të lirë atë.

Abdullahu dhe shoku i tij Muhamed Imad Abdulmunim në mars 2014 u arrestuan me arsyetimin se u gjet drogë në automjetin e tyre i cili u ndalua në një pikë kontrolli. Ai u dënua nga gjykata penale Benha me 1 vit burgim dhe gjobë prej 10 mijë junei egjiptianë. Abdullah Morsi u lirua më 22 tetor 2015. Ndërsa familja Morsi kishte deklaruar se fëmijët e tyre nuk janë përdorues të drogës dhe se arrestimi në fjalë kishte qëllime politike.

Abdullah Morsi, pas vdekjes së babait të tij Mohamed Morsi ka bërë postime nga llogaria e tij në Facebook ku akuzon presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe zyrtarë të tjerë për vrasjen e babait të tij.

Shekulli Agency