MPB jep të dhënat fillestare për viktimat në Tetovë

3-

Sektori për Punë të Brendshme i MPB-së në Tetovë ka publikuar sot të dhënat fillestare për identitetin e viktimave gjatë përmbytjeve të djeshme në rajonin e Tetovës.

Sipas Policisë, viktima janë:  H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica. Zëdhënësi Marjan Josifovski ka konfirmuar këta trupa të vdekur ndërsa ka njoftuar se e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica. Gjithashtu, janë regjistruar si të lënduar 11 persona.

“Më së shumti ka të dëmtuar nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim spitalor, ndërsa disa janë lëshuar në shtëpi”, ka njoftuar Josifovski.

Sipas zëdhënësit të MPB-së, gjatë vërshimeve të djeshme ka pasur edhe dëme materiale, të cilat po llogariten saktësisht.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.