Mortaja të SHBA-ve gjenden në arsenalin e terroristëve të YPG/PKK-së në Siri

Duke demaskuar premtimin e SHBA-ve për rimarrjen e armëve dhe municioneve që ia dha grupit terrorrist gjoja për të luftuar DEASH-in, predha mortajash të SHBA-ve janë gjetur në verilindje të Sirisë në depot e municioneve që i përkasin terroristëve të YPG/PKK-së, raporton AA.

Që nga fillimi i operacionit kundër-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë muajin e kaluar, YPG/PKK-ja terroriste duke përdorur mortaja të lëshuara përtej kufirit nga Siria veriore në jug të Turqisë ka martirizuar 17 civilë, përfshirë një grua, dy fëmijë dhe një foshnje, si dhe ka plagosur 36 persona.

Që nga 9 nëntori tre ushtarë turq po ashtu u martirizuan dhe 13 të tjerë u plagosën nga mortaja dhe sulmet e terroristëve të YPG/PKK-së.

Sipas reporterëve të AA-së nga terreni, në qytetin Ras al-Ayn të çliruar në kuadër të operacionit turk “Burimi i Paqes”, ushtarët turq dhe aleatët e tyre në Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) konfiskuan municion me etiketa angleze dhe informacion teknik.

Secila prej 60 arkave të municioneve të konfiskuara, u zbulua se janë bërë nga SHBA-të.

Për vite të tëra para operacionit “Burimi i Paqes” të filluar më 9 nëntor, forcat e SHBA-ve punuan me YPG/PKK-në terroriste mbi kundërshtimet turke, duke i furnizuar ato po ashtu me armë dhe municione, të cilat SHBA premtoi se do t’ua merrnin pasi të mundet DEASH-i.

Megjithatë, që nga 9 nëntori mortajat si ato të gjetura në veri të Sirisë u përdorën në sulmet ndaj zonave kufitare turke dhe ushtarëve turq, që do të thotë se mortajat amerikane të dhëna terroristëve të TPG/PKK-së mund të jenë përgjegjëse për vrasjen dhe plagosjen e një numri të ushtarëve turq dhe civilëve.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë për të eliminuar terroristët në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, Turqia arriti një marrëveshje me Rusinë për të detyruar terroristët e YPG/PKK-së që të tërhiqen me armët e tyre nga zona e sigurt e planifikuar.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vrasjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega e siriane e PKK-së.

Përderisa SHBA e njeh PKK-në si një grup terrorist, ajo ka injoruar provat e dhëna nga Turqia se YPG-ja në të vërtetë është pjesë e të njëjtit grup.

Shekulli Agency