Ministri i Jashtëm i Bahreinit nesër për vizitë në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Bahreinit, Shaikh Khalid bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifa, nesër do të qëndrojë për vizitë në Turqi.

Sipas një njoftimi me shkrim nga Ministria e Brendshme e Turqisë, pritet që shefi i diplomacisë së Bahreinit nesër të pritet nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Në takimet që do të zhvillojë Al Khalifa do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.

Shekulli Agency