Mijallkov ka takuar Prokuroren Speciale Katica Janeva

111-7694467“Para dy ditësh, diku rreth orës 02:00 të mëngjesit ka pasur një takim në një restorant në Shkup, në mes prokurores special Katica Janeva dhe ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov”, kështu të paktë shkruan portali maqedonas “Libertas”.

Janeva ka qenë e shoqëruar edhe me dy prokurorë tjerë, kanë rrëfyer disa dëshmitarë të rastit për “Libertas”, transmeton SHENJA. Më pas atyre ju është afruar Mijallkov i cili është prezantuar para Janevës, ndërsa ajo vetëm ka buzëqeshur dhe ka prezantuar veten. Mijallkov ka qëndruar disa minuta e më pas është larguar.

Prokurori special Katica Janeva sipas marrëveshjes së Përzhinos do të duhet të pastroj me “bombat” që dalin nga përgjimet, për të cilat opozita thotë se urdhëruesit janë kryeministri Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov.

Shekulli Agency