Mehmeti: BDI nuk do të humbë milionat, prandaj kërkon vetëm dy parti

kim-mehmetiPublicisti Kim Mehmeti në një shkrim të tij ka kritikuar ashpër kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi ky i fundit sërish kë folur në lidhje me krijim e subjekteve të reja politike në kampin shqiptar.

 

Lexoni të plotë shkrimin në profilin e tij në rrjetin social Facebook:

“Kryetari i BDI-së shpesh e përsëritë se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për me shumë parti se sa partia e tij dhe PDSH-ja, ngaqë, sipas tij, shumëpartizmi do e copëzojë votën e tyre dhe do e dobësojë ‘indin’ shqiptar! Si nuk u gjet ndonjëri që ta pyeste se ku e gjen ai tërë këtë paturpësi dhe si guxon t’ia lejojë vetes që publikisht ta përbuzë inteligjencën tonë, duke na trajtuar si një kope injorantësh, që nuk e dinë se ka diçka që është edhe më tragjike se copëzimi i votave: ta marrësh votën e shqiptarëve, e të mos dish ta përdorësh atë, apo ajo të të shërbejë vetëm për ta përçarë popullin tënd dhe sa për të marrë miliona euro ryshfet! Madje ka edhe më keq se kaq: t’ua marrësh votën shqiptarëve dhe atë t’ua japësh partive maqedonase, siç bëri BDI-ja, e cila legjitimitetin shqiptarë, ia dhuroi edhe LSDM-së edhe VMRO-DPMNE-së, me çka i forcoi këto dy parti dhe qarqet policore maqedonase, si dhe e përbuzi dhe e dobësoi ‘indin’ shqiptar!”

Shekulli Agency