Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) katër persona ndërruan jetë ndërsa janë zbuluar 126 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.334, numri i të shëruarve në 2.475 ndërsa numri i viktimave në 302. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.557.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë sot janë raportuar 48 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.140 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 60.773.