Libi, Mercenarët e huaj rikthehen sërish në pozicionet e tyre në Sirte

Ushtria e Libisë njoftoi se janë rikthyer sërish në pozicionet e mëparshme mercenarët e huaj të cilët ishin tërhequr jashtë qytetit Sirte për votëbesimin e qeverisë së sapoformuar të Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Zëdhënësi i Departamentit të Operacioneve të Përbashkëta në Sirte dhe Jufra të ushtrisë libiane, Abdulhadi Dirah, në një deklaratë për AA dha informacione lidhur me kompaninë ruse të sigurisë Wagner dhe milicët sudanezë Janajavid të cilët ishin tërhequr deri në 4 milje jashtë qytetit përpara seancës së votëbesimit.

Dirah theksoi se 12 autobusë të cilët transportuan forcat milice janë kthyer në bazën Ghardabiya në Sirte dhe janë pozicionuar sërish në garnizonin Al Calid.

Ai shtoi se rikthimi i milicëve në pozicionet e mëparshme nënkupton shkeljen e marrëveshjes së Komitetit të Përbashkët Ushtarak 5+5.

Ushtria e Libisë tha se kishte vëzhguar lëvizjen në drejtim të lindjes të 8 autobusëve që transportuan më 2 mars mercenarët nga baza Ghardabiya.

Kabineti i kryeministrit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Mohammed Dbeibah, mori votëbesimin nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të seancës tre ditore që u zhvillua në qytetin Sirte më 10 mars i cili u miratua me 132 vota “pro” dhe një abstenim.

Shekulli Agency