Kinë, shembet hoteli që përdorej si karantinë për të prekurit nga koronavirusi

Një hotel në jug të Kinës që shërbente për t’i vendosur në karantinë njerëzit e infektuar me koronavirusin COVID-19, është shembur.

Siç shkruan South China Morning Post, bëhet fjalë për një hotel pesëkatësh në qytetin Quanzhou të provincës Fujian.

Ende ngelet i panjohur shkaku i shembjes së hotelit, në të cilin gjendeshin 70 persona.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim para se ndërtesa të shembej.

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë shpëtuar 28 persona, ndërsa aktivitetet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Shekulli Agency