
Kina lansoi sot dy satelitë të rinj me sensorë nga distanca në hapësirë.
Raketa bartëse vendore Long March-2C, barti satelitët nga qendra e lansimit satelitor Jiuquan në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, raportoi transmetuesi publik CGTN.
Satelitët i përkisnin familjes Yaogan-32. Ky është misioni i 394-të i serisë së raketave Long March.
Ndërkohë, dy shkencëtarët e Kinës fituan çmimin më të lartë shkencor të vendit të mërkurën, raportoi CGTN.
Gu Songfen, projektuesi i avionëve të Kinës dhe Wang Dazhong, një ekspert i njohur bërthamor, fituan çmimin për “kontributet e tyre të jashtëzakonshme në inovacionet shkencore dhe teknologjike”.