Kërcënimet reciproke mes Uashingtonit dhe Phenianit shkaktojnë tensionime në botë.

Koreja e Veriut njoftoi që në qoftë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump “vazhdon me kërcënime nukleare do të përballet me zjarr dhe hidhërim”, ndërsa bëri të ditur se do të mund të hapin zjarr rrethues me raketa balistike përreth bazës ushtarake amerikane në Guam.

Ndërkaq Presidenti Donald Trump në një deklaratë të bërë për gazetarët në një klub golfi në Nju-Xhersi ku ndodhet për pushime i bëri thirrje Koresë së Veriut për të hequr dorë nga kërcënimet ndaj vendit të tij dhe në qoftë se Pheniani nuk e respekton këtë thirrje, ai do të përballet me hidhërimin e ShBA-së.

“Koreja e Veriut për të mirën e saj nuk duhet të kërcënoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të përballet me një hidhërim dhe zemërim të paparë deri më tani”, deklaroi Trump.

Ndërsa udhëheqja e Phenianit ndaj këtij kërcënimi u përgjigj duke thënë se “janë të përgatitje për tu vënë në veprim”.

Një zëdhënës i ushtrisë koreanoveriore në prononcimin e tij të bërë për Agjencinë zyrtare të Lajmeve, KCNA ka thënë “janë duke qëndruar seriozisht mbi planin e rrethimit me zjarr bazën amerikane në Guam me raketa Hwasong-12”. Zëdhënësi gjithashtu bëri të ditur se plani do të vihet në veprim menjëherë pas marrjes së vendimit nga ana e liderit Kim Jong-un.

Në ishullin Guam në Oqeanin Paqësor që ndodhet në një largësi prej 3 mijë e 400km nga Koreja e Veriut gjendet baza ajrore ushtarake amerikane “Anderson”.

Baza në fjalë përdoret nga avionët bombardues B-1 për furnizim me karburante pas fluturimeve në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Ndërkohë gazeta amerikane “The Washington Post” pretendoi se Pheniani ka kapërcyer një prag të rëndësishëm në rrugën për tu bërë fuqi bërthamore me kapacitet të plotë dhe se ka prodhuar me sukses testatat bërthamore, të cilat mund të vendosen në raketa balistike.

Në lajmin e gazetës të bazuar në shërbimet amerikane të inteligjencës pretendohet se Agjencia amerikane e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) ka zbuluar se udhëheqja e Koresë së Veriut ka rreth 60 testata nukleare.

Shekulli Agency