Kelmendi: Ngushëllime familjes Musliu dhe vëllezërve shqiptarë të Kosovës lindore

Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi ka ngushëlluar familjën e Jonuz Musliut.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kryetarit Kelmendi:

Ngushëllime familjes Musliu dhe vëllezërve shqiptarë të Kosovës lindore.

Vdekja e Jonuz Musliut është një humbje për shqiptarët e Kosovës lindore.

Jonuz Musliu ishte një burrë i madh i cili edhe si ish-komandant i UÇPMB-së edhe si Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dha kontribut për popullin shqiptar.

Jeta dhe vepra e e tij për popullin shqiptar, do të mbesin në kujtimet tona si popull liridashës dhe paqësor, ka përfunduar kryetari i FJALËS

Dr.Gëzim Kelmendi

Shekulli Agency