Interesim i madh për takimin e presidentit Erdogan me turqit e Evropës

Kryetari i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD), Zafer Sırakaya, tha se turqit në Evropë shprehin një interesim të madh për vizitën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Bosnjë e Hercegovinë, e cila do të realizohet më 20 maj.

Sırakaya në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) foli për “Këshillin e Përgjithshëm të Zakonshëm të UETD-së”, ku presidenti Erdoğan do të jetë mysafir nderi.

Ai tha se UETD për herë të parë po mban Kongresin e zakonshëm të përgjithshëm në një vend jashtë Gjermanisë. “Ne jemi të organizuar në 17 shtete të Evropës. Po shërbejmë në 37 rajone dhe 152 degë. Për herë të parë kongresin tonë do ta mbajmë në një sallë të madhe sportive me pjesëmarrjen e zotëri presidentit. Me gjasë të madhe parashikojmë edhe pjesëmarrjen e zotëri Bakir Izetbegoviç-it”, thotë Sırakaya.

“Ka interesim të madh për vizitën”

Sipas tij, në këtë takim të rëndësishëm që tani ka një interesim të madh. “Mendojmë se do të mbushet plotësisht e gjithë salla me kapacitet prej rreth 11 mijë personash. Madje edhe jashtë sallës, në pikën e takimit me zotëri presidentin shohim se njerëzit tanë ndjejnë emocione të mëdha. Këto emocione natyrisht që na bëjnë të lumtur”, thekson Sırakaya.

Duke vënë në dukje se njerëzit nga qytete të ndryshme të Evropës kanë kërkuar që të shkojnë në Bosnjë e Hercegovinë për ta parë presidentin Erdoğan, Sırakaya tha se nëse kontaktohet me kryesitë rajonale, edhe kjo kërkesë mund të plotësohet me nëpërmjet autobusëve.

Vizioni botëror i UETD-së

Duke nënvizuar se me këtë kongres të cilin do të realizojnë për herë të 6-të me sloganin “Nga Evropa për në botë” do të bartin angazhimet e tyre në botë, Sırakaya thotë se:

“Brenda periudhës së ardhshme do të shohim se UETD ka një këmbëngulje dhe vendosmëri për bartjen e punëve të tij në nivel më global. Shpresojmë se do të lëvizim më mirësjelljen e treguar nga delegatët tanë për këtë çështje dhe me mendimin ‘Bota është më e madhe se Evropa’, ashtu siç ka thënë presidenti ‘Bota është më e madhe se 5′”.

“Siguria e Evropës nis nga Turqia”

Sırakaya thotë se vizitën e presidentit Erdoğan në Bosnjë e Hercegovinë e shohin si jashtëzakonisht të vlefshme.

“Vizita në Bosnjë nuk është një vizitë e realizuar vetëm në një pjesë të tokës. Turqia, e cila është në një dialog shumë të afërt me komunitetin serb që jeton në rajon, një Turqi e cila është në dialog shumë të afërt me komunitetin kroat, Turqia e cila tashmë ka afërsinë e cila vjen nga historia me boshnjakët sigurisht që do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e rajonit”

Në vijim Sırakaya potencon se “Stabiliteti i Ballkanit nënkupton edhe stabilitetin në Evropë. Siguria e Evropës nis nga Turqia. Stabiliteti i Evropës nis nga Ballkani dhe mendojmë se Turqia e cila kontribuon në sigurinë e Evropës padyshim se duhet të gjejë vendin e merituar në Evropë”.

Shekulli Agency