Hungaria ndalon të pastrehët të jetojnë në vende publike

Një ligj që ndalon njerëzit të jetojnë në zonat publike të Hungarisë hyri në fuqi të hënën.

Më 20 qershor, Kuvendi Kombëtar i Hungarisë ratifikoi ligjin dhe hyri në fuqi që nga 15 tetori, duke ndaluar të pastrehët për të jetuar në zona publike.

Sipas amendamentit të ri, një person i pastrehë mund të përballet me gjoba apo edhe me burgim nëse ai ose ajo vazhdon të jetojë në rrugë edhe pse tre herë është paralajmëruar nga policia.

Sekretari i Shtetit për Çështjet Sociale, Attila Fulop, komentoi ligjin dhe tha se të pastrehët mund të vazhdojnë të jetojnë në mjediset në të gjithë vendin me 19.000 shtretër dhe të plotësojnë nevojat e tyre ushqimore dhe sanitare në këto objekte.

Vlerësohet se ka rreth 20.000 persona të pastrehë në popullatën 9.7 milionëshe të Hungarisë.

Shekulli Agency