Holanda anulon lejen për uljen e avionit të ministrit Çavusoglu

Qeveria e Holandës ka anuluar lejen për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavusoğlu.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, është pohuar se Holanda dëshiron një zgjidhje të pranueshme, por deklaratat në lidhje me sanksionet janë duke e bërë të pamundur zgjidhjen.

Në deklaratën në të cilën u njoftua se është anuluar leja për uljen e avionit të ministrit Çavusoğlu, pretendohet se anulimi është bërë për arsye të “sigurisë publike”.

Çavusoğlu planifikonte që pas anulimit të aktiviteteve të cilat ishin të planifikuar më herët, sonte të mbaj një fjalim në Shtëpinë Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Rotterdam.

Shekulli Agency