Grekët dogjen xhaminë më e vjetër në Europë e periudhës Osmane

Greket dogjen xhamin më e vjetër në Europë e periudhës Osmane

Një zjarr i madh shkrumboi pjesën më të madhe të xhamisë më të madhe dhe më të vjetër të periudhës osmane në Europë që ndodhet në Greqi.

Flakët përpinë në orët e para të së mërkurës, xhaminë e Sulltan Mehmet Çelebiut që daton nga shekulli XV.

Xhamia ndodhet në qytezën verilindore greke të Didimotekios.Zjarri shkrumboi çatinë e restauruar vitet e fundit me fondet e Bashkimit Europian.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 54 trupa zjarrfikës me 23 automjete. Policia po punon për të zbardhur shkaqet.

Shekulli Agency