Gjermani, sulmohet një grua turke 65-vjeçare

Një grua turke e moshës 65 vjeçe është sulmuar në qytetin e Hannoverit në Gjermani, raporton AA.

Një shtetas çek 36-vjeçar dje e ka shtyrë dhe rrëzuar viktimën në stacionin e tramvajit “Hauptbahnhof” në Rrugën Kurt-Schumacher, tha për AA zëdhënësi i policisë, Philipp Hasse.

Hasse njoftoi se gruaja turke ka pësuar lëndime dhe se sulmuesi është identifikuar nga ana e policisë e cila ka arritur në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë tha se ende nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për sulm ksenofobik, por shtoi se ndaj sulmuesit është ngritur hetim me akuzën për “lëndim i qëllimshëm” dhe se çështja do të transferohet në Prokurorinë e Hannoverit.

Shekulli Agency