Gjermani, policia bastis shtëpitë e pjesëtarëve të ekstremit të djathtë

Autoritetet gjermane kanë bastisur vende të lidhura me pesë persona nën dyshimin se kanë krijuar një “organizatë terroriste të krahut të djathtë” dhe kanë planifikuar të kryenin sulme kundër politikanëve dhe minoriteteve, transmeton AA.

Prokurorët federalë theksuan se bastisjet u zhvilluan sot në 13 lokacione në gjashtë shtete, ndërsa nuk është bërë asnjë arrestim.

Prokurorët theksuan se pesë personat dyshohet se në shtator të vitit 2019 kanë formuar një organizatë me qëllim rrëzimin e rendit shtetëror dhe shoqëror në Gjermani.

Ata pohojnë se të dyshuarit donin ta arrinin qëllimin e tyre “me sulme ende të paspecifikuara kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe muslimanëve për të provokuar një situatë të ngjashme me luftën”.

Gjithashtu, tetë persona hetohen nën dyshimin se janë zotuar të mbështesin financiarisht grupin, të blejnë armë ose të marrin pjesë në sulme të ardhshme.

Shekulli Agency