“Franca investon në Serbi rreth 3 milionë euro në ditë, e rreth 1 miliardë në vit!”

Analisti i mirënjohur shqiptar nga Kosova Xhevdet Pozhari ka thënë se Franca investon në Serbi 3 milionë euro në ditë, e rreth 1 miliardë në vit!

“Kompanitë franceze në vitin 2018 investuan 710 milionë euro në Serbi duke u bërë investitori kryesor i ekonomisë së këtij shteti. Por, vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2019, shënohet rekord i ri, investimet franceze u rritën 13.7% krahasuar me vitin paraprak. Franca investoi 500 milionë euro në Serbi për 5 muaj. 100 milionë euro çdo muaj, apo 3 milionë euro çdo ditë! Nejse, këto lajme janë të “parëndësishme” ngaqë nuk kanë të bëjnë asgjë me Turqinë! Veç mos harroni – një pjesë e vogël e këtyre mjeteve nuk është larg mendsh që vjen në Kosovë veç për të na shpërlarë trurin…”, shkruan tutje Pozhari.

Shekulli Agency