Forcat turke nisin formimin e pikave të vëzhgimit në Idlib

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se në kuadër të bisedimeve të Astanas për arritjen e paqes në Siri, njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK) të cilët do të veprojnë në Zonën e Deeskalimit në Idlib, që nga dita e djeshme kanë filluar aktivitetet e formimit të pikave të vëzhgimit, raporton (AA).

“Në kuadër të bisedimeve të Astanas, njësitë e TSK-së të cilët do të veprojnë në Zonën e Deeskalimit në Idlib me qëllim të sigurimit, vëzhgimit dhe vazhdimit të armëpushimit, arritjes së ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë dhe sigurimit të kushteve të përshtatshme për kthimin e njerëzve të zhvendosur, në koordinim me aktivitetet e vrojtimit që filluan më datë 8 tetor 2017, nga data 12 tetor 2017 kanë filluar edhe aktivitetet e formimit të pikave të vëzhgimit”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë turke.

Po ashtu, theksohet se forcat turke do t’i kryejnë detyrat e tyre në rajon në përputhje me rregullat e angazhimit për të cilat shtetet garantuese në bisedimet e Astanas kanë rënë dakord.

Shekulli Agency