Forcat opozitare në Siri vazhdojnë operacionet kundër regjimit

Forcat e Frontit Jugorë të opozitarëve në Siri të cilët kanë marrë nën kontroll rajonin Tal Ahmar në rrethinat e Kuneitras kanë njoftuar se kanë vrarë komandantin e operacioneve të forcave të Asadit Samir el-Hatum

111-opozita-sirianeForcat e Frontit Jugorë të opozitarëve në Siri të cilët kanë marrë nën kontroll rajonin Tal Ahmar në rrethinat e Kuneitras kanë njoftuar se kanë vrarë komandantin e operacioneve të forcave të Asadit Samir el-Hatum, raporton Anadolu agncy (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se njësitë që luftojnë për Frontin Jugorë në rajonin Dera në një operacion të koduar “Lajmëro durimtarët” duke marrë nën kontroll rajonin Tel Ahmer në veri të Kuneitra-s kanë vrarë komandantin e operacioneve të forcave të Asadit Samir el-Hatum.

Njësitë e Frontit Jugorë pas konflikteve intensive me forcat e regjimit në zonat rurale të Kuneitras së veriut arritën të merrnin nën kontroll rajonin Tel Ahmar i cili ka një rëndësi strategjike.

Shekulli Agency