Shkencëtarët zbulojnë pse disa kancere rikthehen

333-6685zuzShkencëtarët thonë se kanë zbuluar një çelës gjenetik se pse disa lloje kanceresh të gjirit rikthehen, që mund të çojë në trajtim më të mirë. Një ekip studiuesish nga Instituti Wellcome Trust Sanger në Kembrixh ka gjetur se kanceret që kthehen kishin më shumë gjasa të përmbanin gjene të caktuara ose kombinime të gjeneve.

Targetimi i këtyre gjeneve me trajtime të hershme mund të jetë çelësi, thanë ata. Ky studim do të prezantohet në Kongresin Evropian të Kancerit në Vjenë. Një në pesë njerëz me kancer të gjirit, sëmundja do të kthehet – ose në të njëjtin vend si tumori fillestar ose një pjesë tjetër të trupit.

Shekulli Agency