Policia ndalon dy vajza te “Taivani”, dyshohet se janë motrat Kajtazi

-binjake

Policia e Tiranës ka ndaluar mëngjesin e së dielës dy vajza të reja që po pinin kafe në qendër të kryeqytetit në bar “Taivani”. Lapsi.al mësoi se ka qenë kamerieri i barit që ka lajmëruar policinë se kishte dyshime që dy vajzat janë motrat Kajtazi nga Durrësi që akuzohen se helmuan prindërit, vodhën kursimet dhe dogjën shtëpinë e tyre përpara se të largoheshin pa lënë gjurmë.

Lapsi.al u interesua pranë policisë së Tiranës dhe mësoi se po bëhen verifikimet për rastin, por ende nuk konfirmohet gjetja e dy motrave durrsake. Dy vajzat akuzohen se helmuan prindërit, vodhën kursimet e familjes dhe i vunë flakën shtëpisë përpara se të largoheshin pa lënë gjurmë. Prej ditësh vajzat ishin shpallur në kërkim nga policia.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.