Kinë, ndryshohen emrat e huaja të rrugëve për të “larguar ndikimin e Perëndimit”

Këto presione ndaj opinionit për “emërtimet e huaja” vijnë si rezultat i përpjekjeve të qeverisë kineze për të “ulur ndikimin e Perendimit në kulturën kineze”

kin-546444Autoritetet kineze do të largojnë “ndikimin e Perëndimit” dhe do të ndryshojnë emrat e huaj të rrugëve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në vend.

Ministri i Çështjeve Civile të Kinës Li Liguo në një fjalim televiziv, tha se qeveria do të ndryshojë emrat e “importuara” me çka do të inkurajojnë investitorët dhe planifikuesit urban që të gjejnë frymëzimin e tyre në “trashëgiminë e pasur kineze”.

“Disa qytete kineze mbajnë emrat e rrugëve si ‘Manhatan’ ose ‘Venecia’. Kjo jo vetëm që shkakton shqetësim të udhëtarëve, por prish ndjenjat e të qënit në shtëpi”, tha Li.

Shekulli Agency